Siguruesit fituan 10.5 milionë euro nga sigurimi i detyrueshëm i mjeteve vitin e kaluar

Siguruesit fituan 10.5 milionë euro nga sigurimi i detyrueshëm i mjeteve vitin e kaluar

Sigurimi i detyrueshëm për përgjegjësitë ndaj palëve të treta (TPL) solli më shumë se një miliard lekë fitime në llogarinë teknike të shoqërive të sigurimit vitin e kaluar.Të dhënat e raportit të mbikëqyrjes nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se bilanci i llogarisë teknike për produktin e brendshëm TPL ishte pozitiv në vlerën e 1.03 miliardë   lekëve ose rreth 10.5 milionë eurove. Megjithatë, fitimi nga ky produkt pësoi rënie me 35.6% krahasuar me vlerën rekord prej 1.61 miliardë lekësh të vitit 2023.Efektin kryesor në rënien e fitimeve nga sigurimi TPL e ka dhënë rritja e dëmeve të paguara neto, me afërsisht 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, për një shumë totale prej 3.77 miliardë lekësh. Raporti dëme-prime neto u rrit në...