Kolë Idromeno, një testament i përjetshëm i pasionit krijues dhe i harmonisë mes artit, moralit dhe identitetit

Kolë Idromeno, një testament i përjetshëm i pasionit krijues dhe i harmonisë mes artit, moralit dhe identitetit

Shkruan Albert Vataj Kolë Idromeno nuk është thjesht një emër në historinë e artit shqiptar; ai është një univers i tërë krijues, një amalgame e rrallë talentesh që përmbledh në vete pikturën, fotografinë, skenografinë, skulpturën, arkitekturën, si dhe një ndjeshmëri të rrallë ndaj artit epistolar dhe partiturave muzikore. Një krijues që sfidon kufijtë e disiplinave, duke i bashkuar ato në një estetikë të vetme, ku dritat dhe hijet, linjat dhe ritmet, zëri dhe vizioni, bashkëjetojnë në harmoni. Nikollë Idromeno i njohur gjerësisht si Kolë u lind më 15 gusht të vitin 1860 në Shkodër, në një familje me rrënjë arbëreshe, pargaliote dhe hidriote. Ishte geg nga Saraçët e t’amblit dhe njëkohësisht arvanit nga Idromenot e lisit. Kjo përkatësi e dyfishtë, ky urë midis dy identiteteve...