“Ajo që ndodhi na la pa fjalë”/ Banori flet për 14-vjeçarin që u vra me thikë në zemër: Ishte djalë i shkëlqyer

“Ajo që ndodhi na la pa fjalë”/ Banori flet për 14-vjeçarin që u vra me thikë në zemër: Ishte djalë i shkëlqyer

Një banor i fshatit Zvirinë ka folur për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo të ndodhur dje në fshatin Pirg të Maliqit. Ai e përshkruan të miturin që humbi jetën tragjikisht si një djalë të shkëlqyer. “Familjen e njoh, e rregullt, djalë i shkëlqyer. Kalonte në rrugë dhe të respektonte në një mënyrë të atillë. Se si ndodhi kjo të lë pa fjalë fare. Ka dy çuna familja.”, tha ai.