Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Si u tentua të fshihej krimi nga familjarët e autorit
Policia ka vënë në pranga tetë persona, një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Maliq, ku u vra me thikë një 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij. Përmes një komunikate për mediat, policia bën me dije se është arrestuar 14-vjeçari i dyshuar për krimin, i cili pas ngjarjes tentoi të largohej me automjet. Si nisi debati mes adoleshentëve Dy të miturit janë përleshur më 14 gusht brenda ambienteve të një lokali, në fshatin Pirg të Maliqit. Për pasojë, njëri prej tyre ka humbur jetën. Mësohet se viktima është goditur disa herë me thikë, ndërsa i mituri tjetër ka mbërritur në spital me shenja grushti në fytyrë. Gazetarja e Klan News-it, Daniela Zisi, raportoi se dy të miturit kanë pasur një konflikt të mëparshëm...