Kolë Idromeno, gur këndor i artit shqiptar dhe sinteza e universve adriatiko-jonianë të kulturës

Kolë Idromeno, gur këndor i artit shqiptar dhe sinteza e universve adriatiko-jonianë të kulturës

Nga Albert Vataj Kolë Idromeno ishte jo vetëm piktor i jashtëzakonshëm, por edhe fotograf, skenograf, skulptor, arkitekt dhe njohës i thellë i artit epistolar dhe muzikor. Ai shfaqet si një figure komplekse e kulturës shqiptare, një urë midis traditës dhe modernitetit, midis realitetit lokal dhe influencave europiane.Idromeno lindi në Shkodër më 15 gusht 1860, një vit pas së motrës, Tones. Prejardhja e familjes së tij vinte nga Parga, atëherë në Vilajetin e Janinës, nga ku u shpërngulën gjatë kohës së Ali Pashë Tepelenës për t’u vendosur në Korfuz. Popi Andrea Idromeno, babai i tij, ishte mësues dhe bashkëpunoi me Grigor Gjirokastritin në përkthimin e Ungjillit sipas Matheut dhe Dhjatës së Re në gjuhën shqipe me alfabet grek. Ai përpiloi dhe botoi historinë e Pargës dhe...