Kosova vendos më 12 tetor, mbi 100 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet lokale

Kosova vendos më 12 tetor, mbi 100 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhje konfirmoi se 104 subjekte politike kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Mes tyre janë 33 parti politike, dy koalicione, 35 kandidatë të pavarur dhe 34 iniciativa qytetare që do të garojnë për kryetarë dhe këshilltarë lokalë në 38 komuna të Kosovës. Aplikimi për subjekte politike përfundoi zyrtarisht mesnatën mes së mërkurës dhe të enjtes. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka certifikuar 19 subjekte politike, prej të cilave 6 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur. Për shkak të periudhës së pushimeve, KQZ tha se certifikimi do të marr më shumë kohë pasi të gjithë kandidatët do të duhet të kalojnë filtrat e institucioneve të tjera, shkruan A2 CNN. “Verifikimi me gjasë...