Malaj vijon përplasjet me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon

Malaj vijon përplasjet me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon

Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku të dy kanë akuzuar njeri tjetrin për kohën kur kanë qenë në pushtet. Malaj thotë se Murrizi u promovua në Tatime në kohën e qeverisjes së parë të PD-së, nga Tritan Shehu, të cilin tani e përçmon, ndërsa vetë Murrizi përgjigjet duke e akuzuar Malajn se ka mbushur xhepat me Fatos Nanon në vitin 2004 me privatizimet e sektorëve të rëndësishëm, vetëm një vit pasi do të dilnin në opozitë. Murrizi: Nuk kam qenë deputet ne 2005 unë o Ben Malaj se po te kisha qenë do kisha folur për Bankersin qe ti me qeverinë Nano ja dhate kanadezit ne 2004 para se te iknit nga pushteti...