Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ende vatra zjarri/ Vazhdon zjarri në Parkun e Gërmenjës në Korçë, por situata paraqitet nën kontroll
Në Parkun Kombëtar të Gërmenjës në Korçë vijon të ketë ende vatra zjarri. Megjithatë situata paraqitet më e qetë dhe është nën kontroll. Vatrat e zjarrit janë të shpërndara mes territorit shqiptar dhe atij grek. Në terren sot janë organizuar rreth 40 forca nga zjarrfikësja, Zonat e Mbrojtura, Policia, punonjës shërbimi të bashkisë e vullnetarë. Terreni ka vështirësi pasi kërkon afro 3 orë për të mbërritur në sipërfaqen e prekur. Një tjetër rrezik janë edhe municionet që gjenden në tokë mes kufirit shqiptaro-grek. Po punohet prej tre ditësh edhe për hapjen e rrugës dhe krijimin e brezave kundër zjarrit, në mënyrë që të mbahet në monitorim situata për të penguar sa më shumë depërtimin e flakëve brenda kurorës zonë të mbrojtur. Për situatën, autoritetet shqiptare...