Kryeministri Rama: Inventarizim i plotë i dëmeve nga zjarret, do kompensohen një për një

Kryeministri Rama: Inventarizim i plotë i dëmeve nga zjarret, do kompensohen një për një

Kryeministri Edi Rama ndërsa informoi dje se 207 shtëpi janë të dëmtuara nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit, nga të cilat 40 familje deri tani kanë humbur shtëpinë plotësisht, premtoi kompensim të dëmeve. Në një komunikim live në rrjetet sociale, Rama tha se 72 orët e fundit ishin tejet të vështira për shkak të zjarreve që patën një zhvillim më të madh sesa çdo herë tjetër më parë këtë moment. “Në radhë të parë dua t’i shpreh ngushëllimet kujt humbi të afërmin e vet dhe t’u shpreh gjithë solidaritetin atyre familjeve që kanë humbur shtëpinë nga zjarri. Tani që flasim janë 207 shtëpi të dëmtuara, të prekura nga zjarri, por në këtë numër hyjnë 40 familje deri tani të cilat faktikisht e...