8 të arrestuar për ngjarjen e rëndë në Maliq. Në pranga autori i dyshuar bashkë me babanë e xhaxhanë e tij

8 të arrestuar për ngjarjen e rëndë në Maliq. Në pranga autori i dyshuar bashkë me babanë e xhaxhanë e tij

Tetë persona janë arrestuar nga policia e Maliqit lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e së enjtes, ku u vra me thikë 14-vjeçari E. Xhejo nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg. Në pranga është vënë autori 14-vjeçar, babai E. G dhe xhaxhai i tij R. G., 4 të mitur si dhe një 34-vjeçar F. Ç. Njoftimi i Policisë:  Maliq/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg. Për këtë rast, Policia e Korçës arrestoi 8 shtetas:-14-vjeçarin autor të dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet;-babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të...