Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Goditet mafia e kokainës, dy shqiptarë dhe një italian në pranga
Policia italiane ka goditur një rrjet trafiku droge në Nichelino, provinca e Torinos, duke arrestuar dy shqiptarë dhe një shtetas italian. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithsej 11,2 kilogramë kokainë dhe rreth 4.800 euro cash. Aksioni u zhvillua në zonën industriale, ku hetuesit kishin marrë informacione për një marrëveshje të mundshme droge. Pas disa orësh vëzhgimi, policia ndërhyri duke gjetur 7,7 kg kokainë në një çantë najloni dhe 3,5 kg të tjera të fshehura në një ndarje të modifikuar poshtë sediljes së makinës. Në një fermë aty pranë, ku njëri prej të arrestuarve kishte çelësin, u gjetën edhe para cash dhe material për paketimin e drogës. Të tre të dyshuarit janë dërguar në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët dhe burimin e drogës.