Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Te Napoli vënë duart në kokë, sulmuesi dëmtohet në miqësore, Conte i tërbuar me grekët
15 Gusht 2025 8:26 Telesport Napoli është në ankth për gjendjen e Romelu Lukaku. Sulmuesi belg, të cilin Antonio Conte e pati titullar në ndeshjen e fundit kundër Olympiacos, luajtur në Castel di Sangro, u detyrua të largohej nga fusha menjëherë, pas gjysmë ore lojë. Pasi e mori topin dhe u përpoq të gjuante drejt portës, ish-lojtari i Inter u rrëzua në tokë. Stafi mjekësor nxitoi menjëherë dhe 32-vjeçari u largua duke çaluar. Lorenzo Lucca, i cili shënoi më pas, e zëvendësoi atë. Kampionët italianë (fituan 2-1 ndeshjen) njoftuan se sulmuesi pësoi një tendosje të kuadricepsit në kofshën e majtë. Gjendja e Lukaku mbetet për t’u parë përpara ndeshjes së parë të sezonit kundër Sassuolo, e planifikuar për të shtunën, më 23 gusht. Më shumë...