Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Habit presidenti i Dinamos: Me trajnerin Ilir Daja kemi kontratë 30-vjeçare…
15 Gusht 2025 8:04 Alfred Lleshi Presidenti i Dinamo City, Adrian Bardhi, foli tejet i emocionuar pas fitores 3-1 ndaj Hajduk Spliti në “Arena Kombëtare”, rezultat historik që e kualifikoi skuadrën e tij në “play off”-in e “Conference League”: “Kisha shumë besim tek ekipi, te çunat. Jemi përgatitur shumë, kisha besim se do t’ia dilnim. E mendoja këtë mbrëmje. Ardhja e Dajës ishte ajo që doja për Dinamon. Ishte njeriu i duhur për të arritur deri këtu. Kemi një grup djemsh të mrekullueshëm, i përshëndes edhe iu them: forca Dinamo! Me Dajën do të shkojmë shumë larg. Trajneri Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare me Dinamon, i mungojnë edhe 29 vite të tjera. Jam shumë rehat me të. Është hera e parë që unë i shikoj...