Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Igli Tare tregohet fenomen tek Milani, në vetëm një muaj merkato nxjerr klubin me 150 mln euro fitime
Adriatik BALLA Përvoja e tij në krye të Lacios, përvojë që shkon në 15 vjet, tregoi se Igli Tare është bërë mjeshtër i menaxhimit të klubeve në rolin e drejtorit sportiv. Këtë talent ai e tregoi menjëherë në krye të Milanit, duke bërë lëvizje në treg që i kanë sjellë klubit një bilanc përfitimesh të jashtëzakonshme në një kohë vetëm prej disa javaësh. Janë vetë mediat italiane që shkruajnë se Tare ka shitur lojtarë, në dukje nuk shkonin më shumë se 10 mln euro, deri në 30-40 e madje deri në 50 mln euro. Nga ana tjetër, ka blerë lojtarë me përvojë si Modriç apo të rinj të fortë si Jashari që kanë potencial të madh për të mbajtur një skuadër cilësore në garën e...