Përmbysje spektakolare në shtesë, Dinamo mund gjigantët kroatë të Hajduk Split dhe kualifikohet në play off-et e Conference League

Përmbysje spektakolare në shtesë, Dinamo mund gjigantët kroatë të Hajduk Split dhe kualifikohet në play off-et e Conference League

Dinamo ka arritur një kualifikim historik në fazën “play off” të Conference League, pas fitores 3-1 në 120 minuta kundër gjigantit kroat të Hajduk Split, pasi në ndeshjen e parë kroatët fituan 2-1. Sfida e luajtur në Arenën Kombëtare dhe e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb nisi në mënyrën e duhur për të besuarit e Ilir Dajës, të cilët kaluan në avantazh me anë të Baton Zabërgjas në minutën e 13’. Kroatët i mbyllën 90 minutat me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Sanyang, ndësa fati i kualifikimit do vendosej në shtesë. Në minutën e 99’, Karacic shënoi për miqtë, por brenda 2 minutave, Qardaku dhe Berisha kryen përmbysjen e çmendur dhe historike. Kështu Dinamo avancon në “play off” të Conference League, aty...