No Image Available

“Si ndryshoheshin këngët në diktaturë”/ Të pathënat e jetës së Rik Bunecit, nga fëmijëria e deri në ditët e sotme

Sa herë që kalon në rrugën “Myslym Shyri” dëgjohen tingujt e fizarmonikës dhe zëri i mrekullueshëm dhe i ëmbël i këngëtarit, Rik Buneci, që të bën menjëherë për vete. Nga Nga Eva Ikonomi Edhe sot e kësaj dite ai vazhdon të këndojë me gjithë shpirt e me pasionin që nuk i është reshtur gjatë gjithë jetës. “Muzika më man gjallë! Më heq mërzitjen dhe çdo gjo të keqe. Pa atë nuk e di se si do ia bojsha!”, shprehet vetë ai. Mbiemri Buneci shquhet si në arte, sporte dhe shkencë, por unë do të ndalem te këngëtari i njohur në mbarë Shqipërinë dhe kohët e fundit dhe nëpër botë, sidomos me albumin “Tirana-Tirona all-stars”, i cili ka marrë dhe çmimin në Britani, si albumi më...