Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Delvina, shkrumb e hi/ Zjarri na dogji edhe shpresën!
Nën një oaz të vogël poshtë pjergullave të zhuritura, bashkëshortët, Luan dhe Monika Muho shfaqin emocione të përziera; gëzim që shpëtuan jetët e tyre dhe frikë e panik se ai zjarr katastrofik nuk do u shuhet në kujtesë, këtu e më pas. “Shpëtuam, por këtë tmerr që jetuam nuk do e kalojmë lehtë, as ne e as fqinjët”-thotë 73-vjeçari Luan Mara për Faktoje. Në Delvinë asgjë nuk është si më parë! Qindra banorë të traumatizuar, fëmijë e gra të larguar në panik e sipër nga vatra e tmerrit, gjashtë banesa të djegura, mijëra ullinj të shkrumbuar, vreshta të kthyera në thengjinj dhe bimësi e zhdukur. Ajo që ka mbetur pas mes hirit të zi, është dalja në “dritë” e pafuqisë së strukturave shtetërore, mungesës së...