Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kosova në Fushëbetejën Gjeopolitike: Koha për një Diplomaci agresive që do shkund botën!
Nga Fadil Maloku, Profesor i Sociologjisë Në arkitekturën e re gjeopolitike të Ballkanit, marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe vendeve të rajonit duhet ridizajnohen nga një sërë faktorësh historikë, politikë, ushtarakë dhe ideologjikë. Në këtë kontekst, Kosova dhe Serbia përfaqësojnë dy modele të kundërta të partneritetit me SHBA-në:* e para, si një aleate e vogël, por e gatshme dhe e përkushtuar për të sinkronizuar interesat veta shtetërore e kombëtare, me ato amerikane;* e dyta, si një fuqi rajonale ambivalente, që shpesh luhatet ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes dhe nuk ngurron që edhe haptas të sfidoj interesat amerikane (shkaku i Rusisë e Kinës) në Ballkan; II.Kosova, poashtu DUHET ta shfytëzoj maksimalisht këtë përparësi të qartë strategjike në raport me Serbinë që buron nga një sërë faktorësh të brendshëm dhe të...