Pse shkëndijat emocionale po vrasin njerëz?

Pse shkëndijat emocionale po vrasin njerëz?

Nga Kristi Gongo Të lexosh thuajse çdo ditë lajme të rënda, vrasje brenda familjes, dhunë gjatë punës, përplasje fatale mes adoleshentëve, kupton se nuk janë thjesht episode të izoluara. Në çdo lagje e njohim dikë a më shumë që piketohen prej sjelljes jo të hijshme. Por tashmë po del në sipërfaqe edhe boshllëku emocional i atyre që kanë harruar fjalët magjike e një takimi të rastësishëm me komshiun, atyre që buza nuk ju qesh kollaj kur bën shaka në punë, atyre që nuk përgëzojnë kur shohin punën e mirë të kolegut, por fjalën e keqe e nxjerrin pa u menduar dy herë… Në këtë vend që rreshtohen për të mësuar ç’u tha për njërin e për tjetrin, ndonëse nuk ka një moment reflektimi mbi dëmin...