Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Fjalët e Justinianit zbulojnë vitin e ndërtimit të bazilikës në Dardani
Gërmimet e sivjetme të arkeologëve në Parkun Arkeologjik Ulpiana, i cili gjendet në territorin e komunës së Graçanicës – rreth 12 kilometra nga Prishtina, kanë sjellë zbulime të reja në historinë e Dardanisë së lashtë.Zbulimet e një mbishkrimi të ri në dyshemenë e bazilikës, saktësuan vitin kur u inaugurua bazilika dhe emrin e qytetit romak ku ajo u ndërtua – Justiniana Secunda.Në komunën e Graçanicës ndodhen mbetjet arkeologjike të kësaj bazilike e cila është më e madhja e zbuluar deri më tani në Ballkan (78 x 23 metra), e ndërtuar nga perandori romak Justiniani i Madh, i cili kishte prejardhje dardane dhe që sundoi në vitet 527-565 pas erës sonë.Punimet po udhëhiqen nga profesori francez, Christophe Goddard nga Universiteti “Ecole Normale Superieure” në Paris dhe...