Bertolt Brecht, dramaturgu që ndryshoi teatrin botëror dhe gjurmët e tij në skenën shqiptare

Bertolt Brecht, dramaturgu që ndryshoi teatrin botëror dhe gjurmët e tij në skenën shqiptare

Më 14 gusht 1956 u nda nga jeta një prej figurave më të mëdha të teatrit dhe letërsisë botërore – Bertolt Brecht, dramaturg, poet dhe teoricien gjerman, i cili la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në artin skenik. Brecht, i lindur në Augsburg më 1898, është krijuesi i konceptit të “teatrit epik”, një formë revolucionare e teatrit që synonte t’i largonte shikuesit nga emocionet e thjeshta dhe t’i nxiste drejt reflektimit kritik mbi realitetin shoqëror. Teatri epik – një revolucion në skenëNë vend që publiku të humbiste në iluzionin e një historie, Brecht kërkonte t’i mbante ata “të zgjuar” gjatë gjithë shfaqjes. Me teknika si ndërprerja e rrëfimit, përdorimi i titrave, muzika si koment dhe prishja e “murit të katërt”, ai e ktheu teatrin në...