Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë, u takuan në…

Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë, u takuan në…

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin prej tyre. Dy 14-vjeçaret u takuan në një lokal në Maliq, teksa pas përleshjes me thika, humbi jetën Erald Xhejo, teksa mbeti i plagosur Eneido Guri. Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në fshatin Pirg. Guri është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.