Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Maliq, zbardhen detajet e krimit të rëndë! I mituri u takua me autorin për t’u sqaruar, si degradoi sherri mes tyre
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Maliq ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar. Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se sipas policisë autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja. Sipas të dhënave ditën e sotme ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg. Dy adoleshentët janë takuar për tu sqaruar por kanë debatuar mes tyre dhe më pas janë konfrontuar fizikisht. Viktima ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të marra me thikë. Sakaq mësohet se autori ka dëmtime, por jo me thikë dhe është duke u marrë në pyetje nga policia në ambientet e spitalit. Top Channel