Tragjike në Maliq! 14-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari pas sherrit në lokal, fillimisht u takuan…

Tragjike në Maliq! 14-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari pas sherrit në lokal, fillimisht u takuan…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit. I mituri 14-vjeçar është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika, për pasojë ndërroi jetë në spital. Të miturit kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë. I plagosur ka mbetur edhe autori i vrasjes, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Korçës, aty ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve dhe mbikëqyrjen e sigurisë policore. Ai ende nuk ka dhënë asnjë dëshmi për ngjarjen, teksa enigmë mbeten shkaqet që kanë sjellë agravimin e situatës.Të dy të miturit nuk janë...