Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shkrumbohet banesa, familja mbetet në qiell të hapur
Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri ra kur në banesë nuk ka pasur asnjë pjesëtar të familjes sepse ishin në punë bujqësore. Kanë qenë komshinjtë të cilët pasi kanë parë zjarrin kanë njoftuar sektorin zjarrfikës dhe të zotin e shtëpisë. Banorët e lagjes janë përpjekur me mjete rrethanore, por edhe ardhja e zjarrfikësve të Lushnjës nuk kanë mundur të parandalojnë shkatërrimin total të banesës. Në këtë banesë nuk ka mbetur asgjë dhe as një orendi shtëpiake dhe gjithçka është shkrumbuar duke mbetur vetëm muret anësore. Familja e Besnik Hatisë, mbet në qiell të hapur.