Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sherri që i mori jetën 14-vjeçarit/ Detajet nga vrasja në Maliq
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një sherri me thika me një bashkëmoshatar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në ambientet e një lokali. Sipas Policisë së Korçës, viktima është identifikuar si E. Xhejo, 14 vjeç, nga fshati Zvirinë, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra. Autori i dyshuar i krimit, një 14-vjeçar nga fshati Leminot, është shoqëruar gjithashtu në spital për mjekim dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie dhe ekspertë të Policisë Shkencore, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetime të thelluara për të zbardhur rrethanat e tragjedisë. Nga informacionet paraprake, dyshohet se të...