Kongresi amerikan jep 257 milionë USD, Grenell: Kennedy Center do t’i rikthehet ditëve të lavdishme

Kongresi amerikan jep 257 milionë USD, Grenell: Kennedy Center do t’i rikthehet ditëve të lavdishme

Kennedy Center ka marrë një financim prej 257 milionë USD nga kongresi amerikan, pas kërkesës së Presidentit Donald Trump. Lajmin e ka bërë të ditur Richard Grenell, drejtor ekzekutiv i Kennedy Center përmes një njoftimi në rrjetet sociale. “@realdonaldtrump e shpëtoi Kennedy Center – qendra nuk ishte mirë fizikisht dhe financiarisht – por Presidenti Trump bëri që Kongresi të caktojë 257 milionë dollarë për ta shpëtuar. Ajo do t’i rikthehet ditëve të saj të lavdishme. Sot ai erdhi të na japë ide se si të përdorim më mirë këto para – askush nuk është më i mirë në ndërtim dhe rindërtim sesa Donald J. Trump”, shkruan Grenell. Kennedy Center (emri i plotë: The John F. Kennedy Center for the Performing Arts) është qendra kombëtare e...