U vra në mënyrë makabre nga ish-i dashuri, përcillet për në banesën e fundit studentja shqiptare 

U vra në mënyrë makabre nga ish-i dashuri, përcillet për në banesën e fundit studentja shqiptare 

Qyteti i Ternit në Itali është mbuluar nga dhimbja teksa i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, e cila u vra në mënyrë makabre nga ish-i dashuri i saj, Mark Anthony Samson. Trupi i saj, i gjetur brenda një valixheje në fund të një gremine pranë Romës, u dërgua në banesën e familjes në Viale dello Stadio, ku që në mëngjes u mblodhën qindra qytetarë për të nderuar kujtimin e saj. Me dhjetëra kurora me lule, mesazhe prekëse dhe pankarta janë vendosur përpara pallatit ku jetonte Ilaria. Mesazhet kërkojnë drejtësi dhe i bëjnë thirrje shoqërisë të ndalë dhunën ndaj grave: “Nuk duam të humbasim një motër tjetër”, “Nëse nesër më ndodh mua, shkatërro gjithçka. Dua të jem e fundit”. Në orën 14:00 nisi kortezhi mortor...