Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat dhe Skrapar. Terreni në zonat ku ka zjarre është malor dhe po punohet vetëm me mjete rrethanore, me pompa uji shpine dhe me ndërhyrjen e avionëve nga ajri. Zjarri ka shkaktuar dëme kolosale. Situata me zjarret në Berat, vatrat aktive deri tani janë: 1-Vijon aktive dhe me intensitet zjarri mesatar vatra në Zonën e Mbrojtur Balloll në NJA Tërpan në Poliçan. Zjarri zhvillohet brenda pyllit në terren të vështire dhe i pamundur për ndërhyje nga forcat tokësore. Kjo vatër zhvillohet në disa drejtime, në drejtim të fshatit Plashnik i madh, në drejtim të lagjes Selenicë, të fshatit Çorogjaf, si dhe vetë sipërfaqen pyjore. Vleresimi i...