Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje lidhur me aksionin për shuarjen e zjarrit në fshatin Velçan të Beratit. Sipas Mbrotjes pas ndërhyrës në zonë nga toka dhe ajri, është bërë e munduar shmangia e rrezikut nga banesat. Po ashtu, bëhet me dije se efektivët e Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës. “Pas angazhimit që në mesditë, me ndërhyrje nga toka dhe nga ajri, është arritur të shmanget rreziku për banesat në Velçan, Bashkia Berat. Situata po monitorohet nga pranë nga AKMC, teksa efektivët e Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.