Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve
Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të enjten monedha europiane u këmbye me 97.15 lekë, niveli më i ulët i shënuar ndonjëherë. Kursi vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore. Krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek është në rënie me 2.7%. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, kursi i këmbimit vazhdon të jetë nën efektet sezonale të lidhura me turizmin. Muajt e verës shoqërohen me ofertë të shtuar valutore, për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve të huaj. Oferta e lartë valutore në treg vazhdon të zhvendosë kursin e Euros në rënie, pavarësisht madje edhe ndërhyrjeve të vazhdueshme të Bankës së...