Aksident në aksin rrugor “Maliq-Moglicë”, 43-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Lëndohet së bashku me pasagjeren

Aksident në aksin rrugor “Maliq-Moglicë”, 43-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Lëndohet së bashku me pasagjeren

Maliq/Informacion paraprak Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Maliq-Moglicë”, shtetasi A. D., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. D., dhe shtetasja J. D., pasagjere në automjet të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Top Channel