Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rritje e madhe e çmimit të ilaçit për humbje peshe Mounjaro në Mbretërinë e Bashkuar
Kompania amerikane farmaceutike Eli Lilly ka njoftuar se nga data 1 shtator do të rrisë deri në 170% çmimin e ilaçit të saj të njohur për humbje peshe Mounjaro për klientët privatë në Mbretërinë e Bashkuar. Doza më e lartë mujore do të kushtojë 330 £, nga 122 £ aktualisht. Çmimi i ri është lista bazë për ofruesit privatë, gjë që pritet të sjellë rritje të tarifave për pacientët që e blejnë jashtë sistemit shëndetësor publik. Sipas NHS England, kjo rritje nuk do të ndikojë tek pacientët që marrin Mounjaro përmes Shërbimit Kombëtar Shëndetësor. Ilaçi përdoret për trajtimin e obezitetit, diabetit të tipit 2 dhe problemeve shëndetësore të lidhura me peshën, dhe është i disponueshëm si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe në Bashkimin Evropian....