‘Protestuesit të vendosur kundër regjimit’/ Isufi: Policia serbe sulmon studentët, në krah të grupeve kriminale të Vuçiç

‘Protestuesit të vendosur kundër regjimit’/ Isufi: Policia serbe sulmon studentët, në krah të grupeve kriminale të Vuçiç

Gazetari Venhar Isufi nga Prishtina, në një intervistë për Syri Tv, tha se mbrëmë protestat masive në Beograd dhe në Novi Sad janë përshkallëzuar, duke çuar deri në djegien e zyrave të partisë së Aleksandar Vuçiç, ku brenda ndodheshin mbështetësit e tij. Sipas Isufit, ata kanë tentuar të mbrojnë zyrat e presidentit, por jo studentët dhe qytetarët që po protestojnë prej ditësh për largimin e Vuçiç nga pushteti. Ai theksoi se trazirat pritet të rriten dhe se nga grupet ku ka qasje, vijnë thirrje të vazhdueshme që protestat të mos ndalen deri në rrëzimin e regjimit. Sipas tij, këtë herë protestuesit janë të vendosur t’u përgjigjen edhe fizikisht forcave të Vuçiç. Isufi u shpreh se ajo që e sheh si më tronditëse është fakti që policia...