21 vjet nga vdekja e Rifat Kukajt, një prej emrave të shquar të letërsisë shqipe për fëmijë

21 vjet nga vdekja e Rifat Kukajt, një prej emrave të shquar të letërsisë shqipe për fëmijë

Më 11 shtator 2005, në Ulqin, ndërroi jetë shkrimtari shqiptar Rifat Kukaj, një nga figurat e rëndësishme të letërsisë shqipe, veçanërisht asaj për fëmijë. I lindur më 25 tetor 1939 në Tërstenik të Drenicës, Kukaj u dallua si shkrimtar, dramaturg, skenarist dhe përkthyes. Ai krijoi një numër të madh veprash letrare, përmes të cilave pasuroi letërsinë shqipe dhe ndikoi në edukimin kulturor të brezave të rinj. Përveç krijimtarisë letrare, ai kontribuoi në programet për fëmijë të Radio Prishtinës dhe punoi si redaktor i librave për fëmijë në Shtëpinë Botuese “Rilindja”. Gjithashtu, përktheu vepra nga letërsitë e huaja, duke i afruar ato me lexuesit shqiptarë. Ndër veprat e tij të njohura janë “Kokërmeli e Pilivesa”, “Dita e xhufkave”, “Vjollca magjike”, “Xhuxhi nga Xhuxhishta” dhe “Fshehtësia e...