21 Janari, pse nuk po mbyllen hetimet? Flet kreu i SPAK, Klodian Braho

21 Janari, pse nuk po mbyllen hetimet? Flet kreu i SPAK, Klodian Braho

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho, ka shpjeguar aryset e zgjatjes së hetimeve për ngjarjen e 21 Janarit, të cilat lidhen me pritjen e përgjigjeve për kërkesat për ndihmë juridike të dërguara në kuadër të kësaj çështjeje. Gjatë një komunikimi me gazetarët këtë të hënë, Braho u pyet se përse hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues, po zgjasin kaq shumë. “SPAK dërgon kërkesat për ndihmë juridike dhe presim”, u përgjigj sot kreu i Prokurorisë së Posaçme. Në kuadër të hetimeve për këtë çështje, SPAK ka dërguar një letërporosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ekspertimin e regjistrimeve audio të komunikimeve të Gardës së Republikës gjatë demonstratës së 21 janarit 2011. Edhe më 30 korrik 2026, gjatë...