“Gabim i madh të parashikohet rezultati i samitit Trump-Putin”, Kremlini: Rusia nuk ka në plan të nënshkruajë ndonjë dokument

“Gabim i madh të parashikohet rezultati i samitit Trump-Putin”, Kremlini: Rusia nuk ka në plan të nënshkruajë ndonjë dokument

Kremlini ka paralajmëruar të enjten se do të ishte një gabim i madh të bëhen parashikime për rezultatin e samitit të ardhshëm në Alaska, ku pritet të marrin pjesë presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov Lajmi raportohet nga agjencia ruse Interfax. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh se nuk ka plane për nënshkrimin e ndonjë dokumenti pas takimit të së premtes, i cili do të mbahet në qytetin Anchorage të Alaskës. Deklaratat vijnë vetëm një ditë para takimit të shumëpritur, që pritet të përqendrohet në çështje kyçe si lufta në Ukrainë dhe tensionet mes dy fuqive globale.