Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pamje kaotike nga operacioni i fikjes së zjarrit në Berat, ja si u shmang rreziku
Ndërsa Shqipëria po përballet përsëri me një valë të lartë zjarresh në disa qarqe të vendit, një lajm i mirë vjen nga qyteti i Beratit. Pas ndërhyrjes intensive nga toka dhe ajri, me dy helikopterë të Forcës Ajrore të angazhuar në operacion, është arritur të shmanget rreziku për banesat në Velçan, Bashkia Berat. Operacioni i ndërmarrë gjatë mesditës ka përfshirë efektivë të Forcave të Armatosura dhe ekipe të specializuara të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), të cilët po monitorojnë situatën nga afër dhe po veprojnë në mënyrë të koordinuar për të parandaluar përhapjen e flakëve. Gjatë ndërhyrjes janë përdorur mjete të tokës dhe të ajrit, duke përfshirë dy helikopterë që kanë hedhur ujë mbi sipërfaqet e prekura nga zjarri. Pamjet nga vendngjarja tregojnë zona...