Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I ‘armatosur’ me kaçavida dhe doreza, ‘skifteri’ shqiptar kapet duke kthyer shtëpinë përmbys
Një ‘skifter’ shqiptar u arrestua në flagrancë teksa bastiste shtëpinë e radhës në Modena dhe një i dyti mundi të arratisej para se karabinierët ta lokalizonin. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kurse aksioni u krye nga stacioni i karabinierëve të Sasuolos, që arrestuan 34-vjeçarin teksa ishte duke kthyer përmbys banesën e radhës, ku kishte marrë gjithçka, para, sende materiale dhe kryesisht bizhuteri floriri. Ishte telefonata e një qytetari që kishte ndjekur një nga dy grabitësit dhe kërkoi ndihmë në lagjen ‘San Michele dei Mucchietti’. Autori ishte i veshur me rroba të errëta dhe doreza që të mos linte gjurmë, teksa u arrestua në oborrin e një shtëpie aty pranë, ku ishte përpjekur të fshihej pas një kapanoni, informon media italiane. Oficerët gjatë kontrollit i...