Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Agim Pipa: Eros
Është aq i bukur shtrati i mbrëmjes,shtrati i pyllit ndanë liqenit,dhe shtrati, ku flemë bashkë, dashuria ime. Farfurijnë çarçafët e bardhësi pëllumba, që rrahin flatrat, dhendanë dritares gishtrinjtë e vjeshtësmë bëjnë shenjëtë përkulem mbi trëndafilët e gjoksit tënd; ka ardhur vjeshta pra;pakufinj pëllëmbët e gjetheve, kusekretet e një takimi mbeten përjetësishtshkronja e parëe alfabetit të rrugës së qumështit. I pazoti të shkruaj gjithçkambi kiminë e trupit dhe luginat e bardhaunë kuptoj, se parfumi më i mirëmbetet parfumi i frymës tënde,ku unë e tejkaloj shekullin. Lermë të vizatoj mbrëmjennën çarçafët, që rrahin flatrat për ty,shpirti im… ObserverKult