Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I arrestuar për vrasjen e postierit, Eduart Lami del i pafajshëm për mungesë provash
Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të liruar nga qelia Eduart Lamin, i cili u arrestua disa muaj më parë si autor i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit Lulzim Visha. Vendimi u mor pas konstatimit se nga hetimet nuk janë siguruar prova që të lidhin drejtpërdrejt Lamin me ekzekutimin e postierit. Sipas burimeve gjyqësore, ndaj Lamit ka mbetur vetëm akuza për armëmbajtje pa leje. Ai u shpall fajtor për këtë vepër penale dhe u dënua me 10 muaj burgim me gjykim të shkurtuar. Meqenëse periudha e paraburgimit e kishte kaluar tashmë këtë afat, gjykata vendosi lirimin e tij të menjëhershëm. Gazetarja Anila Hoxha bëri të ditur se ky vendim erdhi pas verifikimit të kohës së qëndrimit të Lamit në qeli, e cila ishte e...