Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rinas/ U shpall në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shtetasi belg. Pritet ekstradimi
Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u vu në pranga nga strukturat e Policisë së Shtetit. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të shtuara, verifikimeve të dokumenteve të udhëtimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën vunë në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasin belg të kërkuar ndërkombëtarisht, A. K., 20 vjeç, banues në Belgjikë. ‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Malta, pasi Gjykata e Magjistratëve Maltë ka nxjerrë urdhër arresti për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Komploti për kryerjen e një vepre penale”, “Vjedhja”, “Posedimi ,shpërndarje ose prodhimi i materialeve pornografike që përfshijnë të mitur” dhe “Mosrespektimi i kushteve të vendosura nga Gjykata për lirimin me kusht”, parashikuar nga...