Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Politico: Inteligjenca artificiale në ndihmë të Shqipërisë për integrimin në BE
Rrjeti prestigjioz informativ Politico ka vlerësuar faktin që Shqipëria po e shfrytëzon inteligjencën artificiale për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE. Kjo është hera e parë që inteligjenca artificiale është përdorur në procesin e anëtarësimit në BE. Ideja është që inteligjenca artificiale të kujdeset për përkthimin dhe më pas të bëjë punën e vështirë të identifikimit të divergjencave në ligjet kombëtare shqiptare me ato të BE-së. Shqipëria ka krijuar partneritet me Mira Muratin, ish-drejtoreshën kryesore të teknologjisë së OpenAI dhe krijuesen e ChatGPT, e cila ka lindur në jug të Shqipërisë. Sipas Politico po shqyrtohet mundësia edhe e një ministrie të drejtuar nga inteligjenca artificiale. Citohet kryeministri Rama të ketë deklaruar se së shpejti ky ministër produkt i inteligjencës artificiale mund të bëhet anëtari...