Berat/ Zbulohet parcela me bimë narkotike, arrestohen 2 kushërinjtë

Berat/ Zbulohet parcela me bimë narkotike, arrestohen 2 kushërinjtë

Kultivuan bimë Cannabisi, në fshatin Osmëzezë, kapen në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas, kushërinj me njëri-tjetrin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve, të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike. ‘Gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Moçali”, në fshatin Osmëzezë, u zbulua një parcelë ku ishin kultivuar 64 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan. Gjatë ndërhyrjes, u kapën në flagrancë në parcelë, shtetasit S. M., 29 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i...