Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarri shfarosi pyjet/ Në fshatra, hiri është gjithçka që ka mbetur
Nga pyjet e gjelbra të fshatit Kullollas, gjithçka ka mbetur është hiri. Në këtë fshat nisi tre ditë më parë, zjarri që u përhap në shtatë fshatra të tjerë të Gramshit. Flakët i morën jetën një të moshuari, shkrumbuan qindra hektarë pyje dhe dhjetëra shtëpi. Duken qartë dëmet e mëdha që shkaktoi zjarri masiv. Pyjet janë shfarosur dhe pemët janë shndërruar në hi.