Marvin Çuni: Minus 20 gradë, nuk durohej. Ja pse e lashë Rusinë për Sampdorian

Marvin Çuni: Minus 20 gradë, nuk durohej. Ja pse e lashë Rusinë për Sampdorian

14 Gusht 2025 14:28 Alfred Lleshi “Çfarë pritjeje, mezi po pres të nis ta shpërblej besimin e klubit. Kjo aventurë e re më magjeps”, – tha Marvin Cuni, në një intervistë për “La Repubblica”, duke qenë edhe blerja e parë e Sampdorias në këtë merkato verore. Sulmuesi bluzi foli për projektin e klubit ligurian: “Nuk jam tipi që bën premtime. Jam dakord me teorinë e trajnerit Donati për të ecur ‘me drita të fikura’, ndeshje pas ndeshjeje, por bëj një saktësim: nëse vjen të luash te Sampdoria, e di çfarë të pret dhe çfarë ambiciesh duhet të kesh. Të synosh lart është e pashmangshme. Ky klub ka një emër të madh në Serie A. Njerëzit janë mësuar me nivele të larta. Edhe tifozët, me mbështetjen...