Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
40 familje pa shtëpi nga zjarret, Rama u premton: Me shtetin në krah derisa të riktheheni në një tjetër më të mirë
Kryeministri Edi Rama ka dalë një një video mesazh ku ka folur lidhur me situatën e zjarreve në vend dhe dëmet e pësuara deri më tani. Rama tha se rreth 40 familje e kanë humbur plotësisht shtëpitë e tyre nga zjarret dhe ai premtoi t’u qëndrojë atyre pranë, derisa të rikthehen në banesa të reja. “Jam këtu për të ndarë me judisa përshtypje dhe patjetër përpara përshtypjeve disa të dhëna lidhur me 48-72 orët e fundit të cilat ishin tejet të vështira për shkak të zjarreve që patën një zhvillim më të madh se sa çdo herë tjetër më parë se sa këtë moment. Në radhë të parë dua që t’ju shpreh ngushëllim kujt humbi të afërmin e vet dhe t’ju shpreh të gjithë solidaritetin...