Kapen ‘mat’ në parcelë 2 kushërinjtë në Berat/ Kishin kultivuar 64 bimë kanabisi, sekuestrohet një armë gjahu çifte…

Kapen ‘mat’ në parcelë 2 kushërinjtë në Berat/ Kishin kultivuar 64 bimë kanabisi, sekuestrohet një armë gjahu çifte…

Në kuadër të operacionit policor, “Koordinata”, arrestohen shtetasit Sefedin dhe Ronaldo Mehmetaj. Ato u kapën në parcelën ku kishin kultivuar kanabis. Njoftimi i Policisë: Berat/Vijon plani operacional policor anticannabis, i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kultivuan bimë Cannabisi, në fshatin Osmëzezë, kapen në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas (kushërinj). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve me metoda proaktive, të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Moçali”, në fshatin Osmëzezë, u zbulua një parcelë ku ishin kultivuar 64 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat...