Takim kokë më kokë e më pas me delgacionet, detajet e samitit në Alaska. Trump e Putin parashikojnë konferencë të përbashkët për shtyp

Takim kokë më kokë e më pas me delgacionet, detajet e samitit në Alaska. Trump e Putin parashikojnë konferencë të përbashkët për shtyp

Detajet e reja të samitit Trump-Putin në Alaska sugjerojnë se Kremlini po synon të shkojë përtej bisedimeve mbi një “marrëveshje paqeje” në Ukrainë dhe po kërkon një rivendosje gjithëpërfshirëse të marrëdhënieve SHBA-Rusi. Takimi do të fillojë në orën 11:30 sipas orës lokale në Alaska, pra në orën 20:30 me orën BST dhe 21:30 me orën CEST. Yuri Ushakov, këshilltari për politikën e jashtme i Kremlinit dhe ish-ambasadori rus në SHBA, informoi mediat se dy presidentët do të kenë një “takim kokë më kokë” me përkthyes, por gjithashtu do të mbajnë edhe një “takim më të gjerë” me delegacionet dhe një mëngjes pune. Ushakov tha se Ukraina do të jetë “tema qendrore” e bisedës, por dyshja do të diskutojë gjithashtu tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik. Delegacioni rus...