Në Shkodër 230 raste zjarresh, kreu i zjarrfikësve: Shumica nga pakujdesia njerëzore

Në Shkodër 230 raste zjarresh, kreu i zjarrfikësve: Shumica nga pakujdesia njerëzore

Gjatë kësaj vere, në territorin e Bashkisë Shkodër janë regjistruar mbi 230 raste zjarresh. Fatmirësisht, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur neutralizimin e tyre në kohë, duke shmangur pasoja më të rënda. “Nga qershori deri tani, kemi diku tek 242 raste zjarri. Për gushtin kemi 45 raste zjarri. Kemi pasur 2-3 raste të vështira. Një në Mali Hebe, që tentoi të kalonte në anën e Berdicës, por u ndërhy me 8 mjete. Kemi pasur edhe në Velipojë, ku era ishte shumë e fuqishme“, shpjegon Agim Ponari, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës Shkodër. Sipas drejtorit të Shërbimit Zjarrfikës Shkodër, Agim Ponari, zjarret nuk kanë qenë të qëllimshme, por janë shkaktuar kryesisht nga pakujdesia e qytetarëve, pasi shumica kanë rënë në zona të banuara. “Shumica e...